Klosi: Synojmë shtrirjen e turizmit në 12 muaj të vitit

TIRANË, 5 prill /ATSH – I. Vata/ – Gjatë pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të mbajtur në Tiranë, ministri i Turizmit dhe mjedisit shpalosi disa nga objektivat e kësaj ministrie për zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas Klosit, synohet që vendi ynë të vizitohet në 12 muajt e vitit nga ana e turistëve, duke bërë kështu edhe shtrirjen e turizmit në një vit të plotë kalendarik.

Në edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ministri Klosi i ftoi operatorët e huaj turistikë që ta rendisin vendin tonë, ndër destinacionet që ia vlen për t’u vizituar.

“Shqipëria është e gatshme të ofrojë paketa turistike për vizitorë vendas e të huaj. Investimet për të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore e historike, natyrën e kulinarin janë hapi i radhës që kërkon vëmendjen edhe të operatorëve turistikë jashtë vendit” tha ai.

Po ashtu, Klosi nënvizoi se janë shtuar investimet në infrastrukturën rrugore.

“Për të bërë më të aksesueshëm vendin tonë, ka nisur ndërtimi i aeroportit të Kukësit e së shpejti fillon puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjithçka që ofron Shqipëri është një e ardhur edhe për operatorët e huaj turistikë” tha ai.

Vendi ynë

Me plazhet dhe bukuritë natyrore është kthyer në një destinacionet e preferuara për pushuesit e huaj.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.