KINEMA – Schwarzenegger paraqet “Terminatorin” e ri

LAS VEGAS, 5 prill /ATSH-AFP/ –  Tridhjetë e pesë vjet pas “Terminator”, Arnold Schwarzenegger u bashkua me Linda Hamilton, e cila luajti rolin e Sarah Connor për të paraqitur pjesën e gjashtë të ekskluzivitetit “Terminator: Dark Fate” ku ata të dy luajnë.

“Jam shumë i lumtur t’i takoj të gjithë, Jim (James) Cameron dhe Linda Hamilton, i gjithë ekipi është sërish së bashku”, tha ylli 71-vjeçar në skenën e CinemaCon në një takim të përvitshëm të industrisë së kinemasë në Las Vegas.

“Filloi në vitin 1984 dhe ndryshoi jetën time”, tha komediani i lindur në Austri, i cili ishte gjithashtu guvernator i Kalifornisë në vitet 2000.

“Terminator: Dark Fate”, që del në nëntor 2019, është konsideruar nga profesionistët si një nga ngjarjet kryesore të vitit.

Ky film ka  shansin për të ringjallur një ekskluzivitet që sigurisht ka sjellë para’ (1,8 miliardë dollarë), por që ka zhgënjyer kritikët.

Financuar nga ”Paramount Studios”, kjo pjesë e gjashtë është vazhdim i drejtpërdrejtë i “Terminator 2” (1991),ku shohim vrasësin Android dhe Sarah Connor, të interpretuar nga Arnold Schwarzenegger dhe Linda Hamilton së bashku me një brez të ri aktorësh.

Filmi është drejtuar nga Tim Miller (“Deadpool”) por është prodhuar nga James Cameron, krijues i sagës ,i cili ka pasur nën kontroll dy opuset e para që shënuan histori në  kinema.

Për 62-vjecaren Linda Hamilton, roli i Sarah Connor, një nënë e zgjuar, e cila u bë udhëheqëse e rezistencës njerëzore ndaj shtypjes së inteligjencës artificiale, i ka ndryshuar jetën. 

“Mezi po pres ta ndaj këtë film me ju,” i tha ajo audiencës së KinemaCon, që tërheq disa mijëra drejtues dhe pronarë të kinemave./ /ash/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.