FRANCË – G7 në fokus temën e luftës kundër pabarazive në botë

PARIS, 5 prill /ATSH-AFP/ – Ministrat e Punëve të Jashtme të shtatë shteteve më të industrializuar u mblodhën sot në Dinard (perëndim të Francës) mbi temën e luftës kundër pabarazive botërore, ku u vu re mungesa e pranisë së shefit të diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

‘’Ata do të shohin sesi të forcojnë mbështetjen e G7-ës në operacionet afrikane të paqes dhe në luftën kundër trafiqeve në Sahel’’, pohoi Jean-Yves Le Drian.

‘’Objektivi është për të nxitur një mbështetje të vazhdueshme, përfshirë atë financiare në Sahel, theksoi një burim diplomatik francez, ndërsa Franca është e angazhuar me 4 500 trupa në luftën kundër xhihadistëve në këtë rajon./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.