BRUKSEL – Ministrat e Financave të eurozonës të shqetësuar për ngadalësimin ekonomik

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-AFP/ – Ministrat e Financave të eurozonës shprehën shqetësim të premten lidhur me ngadalësimin ekonomik të Gjermanisë dhe Italisë, Parisi vuri sërish theksin për një buxhet të përbashkët për të luftuar klimën e dobët ekonomike në vendet e monedhës së përbashkët.

Prej kohësh motor i zonës euro, Gjermania, një eksportues i madh po vuan pasojat e dobësimit ekonomik përballë rritjes ekonomike kineze dhe një rritje të proteksionizmit të shkaktuar nga SHBA-ja.

Italia ndërkohë është në recesion që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, pasi po vuan pasojat nga pesha e borxhit publik, i dyti më i lartë në zonën euro pas Greqisë, si nga brishtësia e sektorit bankar dhe humbjes së besimit tek investitorët./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.