BE –  Eurozona miraton një ndihmë financiare për Greqinë

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-AFP/ – Ministrat e Financave të eurozonës miratuan të premten një ndihmë financiare prej gati një miliardë euro për Greqinë, pasi ajo ka përmbushur, sipas tyre, të gjitha reformat e premtuara gjatë paketës së shpëtimit të përfunduar vitin e kaluar.

Kjo pagesë pritej një muaj më parë, por u shty pasi reforma kryesore greke e pritshme nga kreditorët evropianë ishte ende pezull.

Ndihmë financiare vjen nga fitimet e letrave me vlerë greke të mbajtura nga BQE-ja dhe Bankat Qendrore të BE-së që nga fillimi i krizës./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.