Tiranë/ Investime në kabinat elektrike, ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona

TIRANË, 4 prill /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Operatori i Sistemit te Transmetimit njofton abonentët e Tiranës se për shkak të investimeve në kabinat elektrike do të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë në disa zona në kryeqytet.

OSHEE, sqaron se në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot në datën 4 prill do të punohet në disa zona.

“Në 09:00-15:00, pa energji rruga “Anastas Shundi”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Njazi Meka”, rruga “Grigor Perlecev”, Yzberisht pjesërisht, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, afër “Casa Italia”, Mëzez pjesërisht, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Belul Hatibi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko” pjesërisht”, shprehet OSHEE.

Po ashtu, Operatori i Operatori i Sistemit të Transmetimit OST, shprehet se do të ketë punime në N/St TEC Kombinat.

Në kuadër të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punohet në n/stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri në 16:00.

Zonat pa energji si më poshtë: 4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freewing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet.

5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharrë dhe Shkolla e Edukimit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.