Spiropali: Pagat e muajit prill paguhen në maj, dalja nga parlamenti shkaktoka probleme me njohuritë

TIRANË, 4 prill/ATSH/- “Rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit do reflektohet te paga e prillit, që merret në fillim të muajit maj”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, në reagim të deklaratës së ish-deputetes së PD-së Albana Vokshi, e cila tha se qeveria nuk mbajti premtimin për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit prill paguhen në maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”, deklaroi Spiropali. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.