Spiropali: Debati me opozitën e re në Parlament, më i mirë se më parë

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali deklaroi sot në mbrëmje se debati me opozitën e re në Parlament është më i mirë se ai me opozitën e Lulzim Bashës.

E ftuar në një studio televizive, Spiropali iu përgjigj pretendimit të artikuluar se “opozita e vërtetë nuk është në Parlament, por jashtë tij”.

Spiropali tha se më mirë Murrizi sesa boja e Bashës. “Më mirë engledisje me Murrizin dhe Rudina Hajdarin sesa me bojatisjen e Bashës”, deklaroi Spiropali.

Spiropali tha se në Kuvend nuk shkojnë listat nga maxhoranca. “Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona. Pse opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor? Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë”, tha Spiropali./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.