Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë aleatëve të NATO-s

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Shqipëria gjithmonë do të qëndrojë pranë aleatëve të NATO-s.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, së bashku me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s zhvilluan takimin dyditor në Uashington, për të shënuar 70-vjetorin e formimit të Aleancës si dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë.

“I nderuar që së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe kolegë të tjerë morëm pjesë në festimin e 70-vjetorit të NATO-s”, u shpreh Cakaj.

“Aleanca jonë transatlantike është e domosdoshme për një botë paqësore, të lirë, demokratike dhe progresive. Shqipëria gjithmonë do të qëndrojë pranë aleatëve të NATO-s”, theksoi Cakaj.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.