SHBA – Pompeo: Ndërhyrja turke në Siri do të ishte shkatërruese

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo paralajmëron Turqinë se nëse do të merrte masa ushtarake në Siri, atëherë pasojat do të ishin shkatërruese.

”Pompeo, i cili u takua me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, shprehu mbështetje për negociatat në vazhdim në lidhje me verilindjen e Sirisë”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).

Ajo shtonte se DASH paralajmëroi Ankaranë për shkatërrimin dhe pasojat e mundshme që do të kishte një ndërhyrje ushtarake e njëanshme e Turqisë në rajon./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.