RUSI – Takim Putin-Netanyahu, në fokus Siria

MOSKË, 4 prill /ATSH-AA/ – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur në një takim pune në Moskë, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, ku thuhet se në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë ushtarakë nga të dyja vendet, si dhe i dërguari presidencial rus për Sirinë, Aleksandre Lavrentiev.

Para se të takoheshin sot, dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin ushtarak dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Mediet ruse bëjnë të ditur se kryeministri izraelit do t’i shpalos Putinit një plan për zgjidhjen e çështjes së Sirisë.

“Nëse ofrohet një plan, Rusia do ta shqyrtojë atë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Vizita e kryeministrit izraelit në Moskë vjen disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Izrael. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.