Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të normalizohen dhe pa ilaçe

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Rritja e papritur e shpeshtësisë së rrahjeve të zemrës mund të duket e rrezikshme dhe të trembë ata që vuajnë prej saj, por në realitet është një ngjarje që mund të ndodhë edhe pa u lidhur me ndonjë patologji.

Një përpjekje e veçantë fizike ose një frikë e madhe mund të jetë shkaku i rritjes së papritur të rrahjeve të zemrës, por për të sjellë gjithçka në normale, mund të bëni edhe pa barnat e zakonshme. Kjo realizohet vetëm me disa truke të thjeshta.
Së pari mund ta ulni sërisht frekuencën duke e zhytur fytyrën në ujë të ftohtë, edhe më mirë nëse është akull. Temperaturat e ulëta rregullojnë rrahjet e zemrës shpejt duke e sjellë situatën në normalitet.
Një ilaç tjetër natyral lidhet me teknikat e frymëmarrjes: merrni frymë thellë dhe nxirreni ngadalë ndihmon për të stabilizuar frekuencën duke qetësuar trupin pas tronditjes së papritur.
Si një teknikë e fundit, është e mundur të mbash frymën duke mbajtur si gojën dhe kanalin e hundës bllokuar, pak a shumë si kur ne kemi bllokuar veshët. Kjo manovër, e quajtur Manovra e Valsalva, përcakton një refleks vagal që ul normën e rrahjeve të zemrës.
Siç shihet me këto truke duhet shumë pak punë për të luftuar takikardinë, kështu që mos u frikësoni, reflektoni dhe veproni në mënyrën më të thjeshtë dhe më të natyrshme. /a.a/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.