Qytetarit nga Lezha i hiqet mbifaturimi i energjisë brenda 24 orëve

TIRANË, 4 prill /ATSH A.ALLA/ – Qytetari nga Lezha Zef Nikolli iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes pasi ishte mbifaturuar nga OSSHE me 5000 kw në një banesë të cilën e kishte dhënë me qira, problem ky që iu zgjidh brenda 24 orëve.

Pas ankesën në portal, Drejtoria Rajonale Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, mori masat e nevojshme për verifikimin dhe trajtimin e rastit.

“5000 kw nuk më hiqeshin nga sistemi pasi më thoshin se do një muaj e gjysmë. E vetmja rrugë që më mbeti ishte të drejtohesha tek portali. Plotësova gjithë procedurën që duhej për këtë ankesë. Pas ankesës në portal problemi m’u zgjidh brenda 24 orësh dhe gjej rastin t’ju falënderoj”, u shpreh qytetari Zef Nikolli nga Lezha gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, me praninë e Kryeministrit Edi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.