Dua Lipa pjesë e filmit ”Bond 25”

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Këngëtarja me origjinë shqiptare do të këndojë kolonën zanore të filmit “Bond 25”, i fundit si agjenti 007 i Daniel Craig.

Kënga do të shoqërohet dhe me një videoklip, i cili do të nisë xhirimet në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell kanë qenë yjet e tjerë që kanë realizuar kolonën zanore të agjentit 007 në filmat e fundit.

Ky është një tjetër sukses për këngëtaren 23-vjeçare, e cila këtë vit për herë të parë arriti të rrëmbejë edhe dy çmime “Grammy”. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.