Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Palmer viziton Tiranën

TIRANË, 3 prill /ATSH/ – Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Zyra e shtypit e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, konfirmon për ATSH se vizita e Palmer në Tiranë vjen si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan.

Palmer është Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Palmer pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.