Studim tregu për punësimin e studentëve

TIRANË, 3 prill/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë në kuadër të Paktit për Universitetin, theksoi se qeveria ka bërë studimin e tregut dhe se është gati që të tregojë se ku janë nevojat për punësim.

Kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit theksoi gjithashtu se qeveria do të shtojë dhe stimulojë programet profesionale 2-vjeçare.

“Ne kemi bërë studimet tona dhe jemi gati të themi se ku janë nevojat. Ne vërtetë thamë që do të përgjysmonim tarifën për të gjithë, por ata me 5 nuk do të marrin përgjysmim vitin e ardhshëm. Ata që janë me 5, mund të bëjnë fare mirë një punë tjetër, nëse shkojnë në një program 2-vjeçar profesional. Këto ne do ti përforcojmë dhe do ti stimulojmë. Deri dje i gjetëm me mesatare 5,1 dhe futeshe ku të doje. Duhet të rrisim mesataren për hyrje dhe peshën e provimeve, për të pasur një kalkulim më të saktë, në mënyrë që të mos kemi rritje fiktive të mesatareve”, – theksoi Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.