SHBA – Uashingtoni i kërkon Berlinit të bëjë më shumë për shpenzimet ushtarake

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence i bëri thirrjes sot Gjermanisë të bëjë më shumë për të rritur shpenzimet e saj ushtarake, me rastin e 70-vjetorit të NATO-s.

Ai gjykoi gjithashtu si të papranueshme që Berlini nuk e braktis gazsjellësin “Mike Pence”, projekti i kritikuar për të sjellë gaz nga Rusia drejt Gjermanisë.

Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbajti për herë të parë një fjalim para Kongresit amerikan në kuadër të 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.