Rrumbullaku: Punësimi i studentëve ekselentë në administratë, model që duhet të vazhdojë

TIRANË, 3 prill /ATSH/- Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Olti Rrumbullaku, u shpreh sot gjatë takimit të bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, se punësimi i studentëve të ekselencës në administratë, është një model që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ky model është një përputhje e mirë mes produktivitetit që nxjerr Universiteti dhe nevojës që administrata publike ka për burime njerëzore”, – tha Rrumbullaku.

Ai theksoi se, “në vijim Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në dhe administrata ka nevojë për staf të kualifikuar dhe institucioni ka nevojë për punësimin e studentëve ekselentë, të cilët janë shembulli i më të mirëve”. Ndaj ky model bashkëpunim duhet të vazhdojë, tha ai. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.