Politikat antikorrupsion, bashkëbisedim me studentët ekselentë të punësuar në administratë

TIRANË, 3 prill/ATSH/ – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar mëngjesin e së mërkurës një takim me studentët e ekselencës që janë punësuar në kuadër të “Paktit Për Universitetin” në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas ministres Gjonaj, në fokus ishin diskutimet për rregullimin e profesioneve të lira dhe politikave antikorrupsion, si pjesë e punës dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në takimin e mëngjesit me studentët e ekselencës që kontribuojnë në Ministrinë e Drejtësisë, për Kodifikimin, Rregullimin e Profesioneve të Lira dhe Politikat Antikorrupsion”, tha ministrja Gjonaj.

“Ndamë idetë tona sa i takon “Paktit Për Universitetin” duke theksuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunimin me Fakultetin e Drejtësisë”, shtoi ajo.

Punësimi i studentëve ekselentë në administratën shtetërore përbën një premtim të mbajtur të qeverisë në kuadër të “Paktit Për Universitetin”. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.