OSBE marrëveshje me Sekretariatin shqiptar të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

TIRANË, 3 prill /ATSH/ – Nxitja e transparencës dhe intensifikimi i përpjekjeve kundër korrupsionit në nivel vendor ishte në qendër të marrëveshjes së nënshkruan nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Sekretariati shqiptar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon organizimin e veprimtarive të përbashkëta për fuqizimin e kapaciteteve në nivel vendor, nxitjen e transparencës dhe intensifikimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në nivel vendor.

Gjatë vitit, Prezenca dhe Sekretariati shqiptar i EITI-t do të do të organizojnë katër veprimtari rajonale, ku do të përfshihen bashkitë e Patosit, Bulqizës, Burrelit, Kukësit, Përrenjasit, Selenicës dhe Mallakastrës. Veprimtaritë do të synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile, komunitetit vendor the komunitetit të biznesit për nevojën për të shtuar përfitimet publike në zhvillimin e projekteve që prekin burimet natyrore.

“Zhvillimi i burimeve natyrore duhet të shkojë krah për krah me përfitimet e nxjerra nga qeveria, investitorët dhe komuniteti. Ky zhvillim bëhet efikas vetëm me përfshirjen e komuniteteve vendore në të. Mungesa e informimit publik dhe e pjesëmarrjes së komunitetit në projektet zhvillimore krijon pashmangshmërisht mosbesim edhe kur bëhet fjalë për projekte më se të shëndosha”, tha Bernd Borchardt, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në një takim me Drejtorin e AlbEITI-t, Ardit Kamberi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.