Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi, vijnë me një duet

TIRANË, 3 prill/ ATSH/ – Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi do të sjellin një duet së bashku.

Dy motrat kanë bërë me dije se kënga titullohet “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë.

Në mbishkrimin e saj, Era tha se kënga e re do të lançohet më 19 prill.

Era para disa muajsh ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj.

m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.