Investimi në shkollën e Ishull-Lezhës, kushte më të mira për 480 fëmijë

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Shkolla e mesme e bashkuar “Ishull Lezhë”, në Shëngjin, do të rikonstruktohet plotësisht falë një investimi prej mbi 40 milionë lekësh.

Për 421 nxënësit e kësaj shkolle dhe 59 fëmijët e kopshtit, në sajë të këtij projekti do të krijohen kushte bashkëkohore infrastrukturore.

Në kuadër të këtij projekti parashikohet të ndërtohet edhe palestra në shërbim të nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë, prej klasës së parë e deri në të 12-ën.

Bashkia Lezhë, bashkëfinancuese në shumën 40 585 000 lekë, 50% e vlerës totale, rikonstruksionin e kësaj shkolle e ka renditur si prioritet absolut në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës arsimore.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.