Fermerët në Lushnjë protestë për TVSH-në

TIRANË, 3 prill/ATSH/- Fermerët në Lushnjë kanë protestuar sërish sot kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për produktet bujqësore.

Duke kërkuar që qeveria të reagojë dhe të barazojë TVSH-në si në shitje dhe në blerje, fermerët bllokuan rrugën në rrethrrotullimin e Savrës, ndërsa në shenjë proteste derdhën qumështin dhe produkte të tjera bujqësore.

Një ditë më parë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi i pranishëm në një studio televizive tha se prodhuesit e qumështit tashmë do përfitojnë 10 lekë për litër qumësht.

“Duke qenë se fermeri nuk përfiton nga skema tjetër alternative, atëherë ne kemi menduar ta kompensojmë fermerin me 10 lekë shtesë, jo 5 lekë, që do t’i bjerë në këtë rast fermerit të përfitojë 47 lekë për litër, jo 42 lekë sa ka qenë vjet, e jo 37 lekë sa dilte llogaria me uljen nga 20% në 6% me kompensimin e inputeve”, – tha Çuçi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.