5.66 miliardë lekë investime në rrjetin e transmetimit

TIRANË, 3 prill /ATSH/- Operatori Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon rreth 5.66 miliardë lekë investime përgjatë vitit 2019.

Përforcimi i linjës 110 kV Elbasan-Librazhd dhe përforcimi i linjës 110 kV Elbasan-Cërrik janë 2 prej investimeve kryesore që pritet të realizohen gjatë këtij viti në drejtim të rrjetit të transmetimit.

Në takimin që zhvilloi sot Bordi i OST vuri theksin në kapitalizimin e investimeve për 2018-ën dhe përcaktimin e investimeve prioritare.

Ndërkohë që plani në 10 vitet në vijim 2015-2025 parashtrojnë zhvillimin e rrjetit të transmetimit, me një vlerë totale të investimeve që arrin në 285 milionë euro.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.