Leyla Moses Ones: Reforma në Drejtësi nuk ndalet

TIRANË, 2 Prill /ATSH/ – Reforma në Drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet.

Kështu u shpreh sot e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses Ones, në konferencën “Menaxhimi i çështjes” në Ministrinë e Brendshme.

“Reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet. Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke asistuar në ngritjen e SPAK. Për ne është e rëndësishme të kemi një Shqipëri të zhvilluar, që ecën në rrugën e integrimit euro-atlantik”, tha Ones.

“Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptarë dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale. SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Drejtësisë”, tha Moses-Ones.

Moses Ones u shpreh se SHBA do të ndihmojë në modernizimin e mëtejshëm të policisë shqiptare.

“SHBA do të asistojë në modernizimin e policisë shqiptare. Modernizimi i policisë në Shqipëri bën që krimi të luftohet më lehtë”, tha Moses Ones.

/gj.mima/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.