Kuvendi, ekspertizë në Zvicër në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

TIRANË, 2 prill /ATSH/ – Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një bashkëpunim afatgjatë me Qendrën për Kontrollin Demokratik të  Forcave të Armatosura dhe Qendrën për Politikat e Sigurisë të Zvicrës si në ekspertizë ashtu edhe në trajnime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e prezencës së OSBE-së, në Shqipëri zhvilluan në Gjenevë përgjatë dy ditëve, 1-2 prill 2019, një vizitë njohëse pranë Qendrës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Qendrës për Politikat e Sigurisë.

Në  kuadër të kësaj vizite, komisionit do t’i ofrohet një bashkëpunim afatgjatë me këto institucione si në ekspertizë, ashtu edhe në trajnime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.