FUTBOLL – Dorëhiqet presidenti i federatës gjermane për shkak të një dhurate luksoze

BERLIN, 2 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel njoftoi sot dorëheqjen pas zbulimeve mbi orën e tij luksoze që ia kishte dhuruar zëvendëspresidenti ukrainas i UEFA-s, Hryhoriy Surkis.

“Jam thellësisht i tronditur që duhet të largohem nga funksionet e presidentit të DFB-së për shkak të një sjellje të tillë”, njoftoi Grindel, 57 vjeç.

Reinhard Grindel kishte pranuar si dhuratë një orë luksoze me vlerë 6000 euro. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.