Furnizimet e tatueshme, DPT zbardh detajet si bëhet klasifikimi

TIRANE, 2 prill /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) në vijim të informimit të tatimpaguesve sqaron se duhet të bëhet qartë dallimi ndërmjet furnizimit të mallrave dhe furnizimit të shërbimeve për zbatimin e dispozitave në lidhje me vendin e furnizimit, konkurrueshmërinë, momentin e lëshimit të faturës, shkallën e TVSH-së ose përjashtimin, si dhe regjimet e ndryshme tatimore.

Për qëllim të zbatimit në mënyrë korrekte të ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, duhet të bëhet qartë dallimi midis furnizimit të mallrave dhe furnizimit të shërbimeve për zbatimin e dispozitave në lidhje: Vendin e furnizimit (vendi i tatimit); Kërkueshmërinë; Momentin e lëshimit të faturës; Shkallën e TVSH-së ose përjashtimin; Regjimet e ndryshme tatimore.

Transaksionet, të cilat janë të patatueshme për nga natyra, trajtohen si transaksione të tatueshme kundrejt pagesës, sepse nëse nuk tatohen ato shkaktojnë shtrembërim të konkurrencës. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.