FOTO/ Mbyllen 12 gurore dhe 26 furra gëlqerore në Krujë, Klosi: Mbrojmë zonën turistike

TIRANË, 2 prill /ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë prezent ditën e sotme në malin e Krujës, për të mbyllur 12 guroret dhe 26 furrat e gëlqeres që operojnë në këtë zonë.

Gjatë inspektimit të zhvendosjes së këtyre subjekteve që do të ikin nga kjo zonë që është shpallur zonë e mbrojtur, ministri Klosi ka replikuar me disa nga pronarët e guroreve.

Klosi shprehet i prerë se aty nuk do të ketë me as gurore, as furra gëlqereje dhe se kjo histori ka marrë fund njëherë e mirë.

Nga ana tjetër, Klosi shprehet i gatshëm për ti asistuar këta biznesmenë në institucionet përkatëse për të marrë leje në zona të tjera ku është i lejuar ky aktivitet, por përfundimisht në malin e Krujës nuk do të zhvillohet më. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.