Foto/ Fluks në rritje i turistëve në parkun Divjakë-Karavasta

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Numri i vizitorëve vendas e të huaj që vizitojnë parkun kombëtar Divjakë-Karavasta vijon të rritet nga dita në ditë.

Investimet që kanë transformuar këtë park janë të prekshme për çdo vizitor.

Pikërisht për të ndërgjegjësuar vizitorët që të kujdesen për parkun, Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, së bashku me grupin Junior Ranger dhe me mbështetjen e Komisariatit Divjakë, këshillojnë vizitorët për mbrojtjen e parkut.

Pasi i urojnë mirëseardhjen vizitorëve, ata i japin atyre këshilla sidomos për të qenë të kujdesshëm nga pakujdesitë që shkaktojnë zjarre.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.