Dita Botërore e Autizmit, Gjylameti viziton qendrën sociale në Njësinë 6

TIRANË, 2 prill/ATSH/ – Në ditën Botërore të Autizmit, kryetarja e Partisë Socialiste e Tiranës, Blerina Gjylameti vizitoi qendrën sociale të Njësisë numër 6 në kryeqytet, ku është njohur nga afër me kushtet ku personat me aftësi të veçanta zhvillojnë terapitë e tyre.

Gjatë vizitës së saj në këtë qendër, Gjylameti është njohur gjithashtu edhe me disa nga kërkesat e prindërve dhe fëmijëve me aftësi të veçanta, duke parë nga afër talentin krijues të tyre.

Gjatë vizitës së saj në qendrën sociale numër gjashtë, kryetarja e PS për Tiranën shoqërohej nga zv.kryetari i bashkisë Tiranë, Andi Seferi, administratori i njësisë bashkiake, Adriatik Merko, si dhe nën shoqërinë e drejtoreshës së kësaj qendre Mimoza Agalliu.

Dita Botërore e Autizmit (2 prilli) është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth kësaj sindrome.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.