KIEV, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Sipas sondazheve të kryera nga kompania TSN, Vladimir Zelensky dhe Petro Poroshenko kaluan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
Parashikimet e para konfirmojnë rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve në Ukrainë, ku deri në tani, me numërimin e 31% të votave, 30,01% janë fituar nga komediani Vladimir Zelensky, i ndjekur nga presidenti në detyrë Petro Poroshenko me 16,7% dhe Julia Timoshenko me 13,2%.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka publikuar deri tani të dhënat përfundimtare vetëm për pjesëmarrjen, që ishte 63,52%./ /os/ a.jor.