Rriten pensionet për çdo kategori, përfitues 665 mijë persona

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – 665 mijë persona përfitojnë rritje të pensionit me 2,8% duke nisur nga sot (1 prill 2019).

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha sot në një konferencë për shtyp, se sipas vendimit të Qeverisë, rritje përfitojnë të gjitha kategorisë e pensioneve, duke filluar që nga pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare.

Hado shtoi se kjo nuk është një rritje e mirëfilltë pensionesh, por një indeksim i bërë në bazë të lëvizjes së çmimeve të mallrave të shportës.

Sipas tij, fondi i disbursuar për këtë ndryshim kap vlerën prej 2.4 miliardë lekë. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.