KLP emëron dy kryeprokurorë të përkohshëm në Lushnjë e Fier

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur të hënën e ka vendosur të emërojë përkohësisht në krye të prokurorisë Lushnjë, Arben Dylan, teksa kryeprokuror të përkohshëm në Fier, Violeta Shkurtan

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i drejtuar nga Gent Ibrahimi, duke u bazuar në Për statusin e magjistratit”, cakton emërime të përkohshme për një periudhë 3-mujore. KLP bën një caktim të përkohshëm për të mos krijuar pengesa në funksionimin normal të prokurorive nga mungesa e drejtueseve.

Me 7 vota pro, Arben Dyla u caktua përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnjë. Krahas Arben Dyles, ishin dhe dy propozime të tjera për prokurorinë e Lushnjës: Rovena Zoto (2 vota pro) dhe Merita Selimi (Qorri) (1 votë pro).

KLP gjithashtu vendosi në mënyrë të përkohshme Violeta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ishin 3 kandidatë për drejtues së përkohshëm në prokurorinë e Fierit: Genc Mane 1 votë pro, Çlirim Sina 1 votë dhe Violeta Shkurta 7 vota pro. Emërimi i dy kryeprokurorëve u bë pas shkarkimit nga detyra për shkak të vetting-ut të dy ish kryeprokurorëve të Lushnjës e Fierit

KLP vendosi sot me 10 vota pro mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Ardian Nezha, sipas kërkesës së tij për dorëheqje

KLP gjithashtu hodhi dhe shortin për Komisionin e Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve SPAK (Prokurorinë Speciale). Në total ishin 3 kandidatura nga anëtarët jo prokurorë: Nurihan Seiti, Tartar Bazaj dhe Gent Ibrahimi. Pas hedhjes se shortit, Tartar Bazaj u zgjodh anëtar i 5 të i Komisionit Posaçëm. Nga ana e anëtarëve prokuror në KLP është zgjedhur Besnik Cani.

Gjatë mbledhjes së KLP ishin të pranishëm, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, OSCE (United Nations in Albania), EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), OSFA. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.