GJERMANI – Merkel: Mbetem avokate e tregtisë së lirë

HANOVER, 1 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori pjesë në panairin më të madh industrial në botë, që u hap në Hanover, e shoqëruae edhe nga kryeministri suedez, Stefan Lofven.

“Mbetem një avokate e fuqishme e tregtisë së lirë”, tha Merkel në ceremoninë e hapjes.

Lofven bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh industrial mes Gjermanisë dhe Suedisë.

“Ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri”, theksoi ai.

Një total prej 6 500 ekspozuesish nga 75 shtete janë duke prezantuar teknologji që i kushtohet rrjetëzimit inteligjent të njeriut dhe makinës, shpesh e quajtur edhe ”Industria 4.0”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.