Fushë-Krujë, IKMT nis prishjen e furrave të gëlqeres

TIRANË, 1 prill /ATSH – I. Vata/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot të prishë furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë.

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot në mëngjes.

“Në mbështetje të Inspektoratit të Mjedisit, IKMT filloi sot prishjen e furrave të gëlqeres. Në orët e para të ditës së sotme, IKMT kishte prishur katër furra të tilla, ndërkohë që aksioni vazhdon me ritme të shpejta”, shprehet IKMT. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.