FOTO/ Shqipëria turistike në panairin e Ukrainës, Klosi: 18 mijë turistë nga ky vend në 2018

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Promovimi i turizmit, të trashëgimisë dhe i vlerave kombëtare u zhvendos në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit UITT Kiev, Ukrainë, i cili është panairi kryesor i turizmit në rajonin ku zhvillohet.

Shqipëria turistike u promovua nga datat 27-29 mars 2019 në këtë panair ku merrnin pjesë 366 kompani nga 24 vende të botës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mbi këtë pjesëmarrje të Shqipërisë turistike në Kiev u shpreh se, ”përfaqësuesit e Shqipërisë, pjesëmarrje dinjitoze në panairin ndërkombëtar të Udhëtimeve dhe Turizmit (UITT) në Kiev, Ukrainë, mes stendave me përfaqësi nga dhjetëra shtete të botës. Vetëm gjatë 2018-s, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 18 mijë shtetas nga Ukraina”.

”Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Adrian Kamenica, gjatë fjalës në ceremoninë e hapjes së panairit, për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik gjithëvjetor dhe mundësitë e reja për bashkëpunime në tregun ndërkombëtar të turizmit”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjithashtu ka shpërndarë një album me foto gjatë takimit me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Turizmin, presidentin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Ukrainë, drejtorin e përgjithshëm të Turizmit, bashkia Kiev, si edhe intervistë për televizionin BBB, kushtuar turizmit, për diversifikimin e ofertës turistike gjithëvjetore të Shqipërisë. /a.a/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.