BM – Gauke: May duhet të pranojë një Brexit më të butë

LONDËR, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Nëse parlamenti britanik voton me shumicë për një Brexit të butë dhe për qëndrimin e Britanisë së Madhe në bashkimin doganor evropian, atëherë kryeministrja Theresa May mund ta pranojë atë, sipas ministrit britanik të Drejtësisë, David Gauke në prag të një jave kritike për Londrën, që duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 12 prill.

“Nëse deputetët votojnë në masë kundër divorcit pa marrëveshje dhe në favor të një Brexit më të butë, atëherë nuk mendoj se është e mundur ta injorojmë këtë pozicion”, tha ministri.

“Në atë pikë unë besoj se May do të duhet të konsiderojë seriozisht qëndrimin e parlamentit’’, theksoi ai.

Gauke gjithashtu deklaroi se ”nëse qeveria do të vendoste të largohej nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, ai do të jepte dorëheqjen”./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.