SOFT NEWS – U lind 567 gramë… sot punon në spitalin që e shpëtoi!

TEKSAS, 31 mars /ATSH-ANSA/ – U lind tre muaj e gjysmë para datës së caktuar dhe peshonte vetëm 567 gramë.

Tani, 34 vjet më vonë, Tammy Lewis punon në repartin e kujdesit intensiv, ku jeta e saj u shpëtua.

“Unë isha foshnja më e re që mbijetoi në shtetin e Teksasit. Unë u linda pas 24 javësh shtatzëni, ndërkohë që normalja zgjat 40″, thotë Lewis.

Gruaja i kaloi tre muajt e parë të jetës së saj në kujdesin intensiv në spitalin ”Scott McLane”.

Vite më vonë, ajo punon së bashku me disa nga të njëjtët mjekë dhe infermierë që e shpëtuan atë, si një terapiste e frymëmarrjes.

Në vitin 2009, ajo filloi të punonte si terapiste e frymëmarrjes në ”McLane”, në një repart të kujdesit intensiv neonatal të nivelit të katërt, i cili është niveli më i lartë i asistencës./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.