Nga 1 prilli, pensionet rriten me 2.8%

TIRANE, 31 mars/ATSH/- Nga 1 prilli, rriten me 2.8% pensionet e plota të pleqërisë,  pensionet e invaliditetit, pensionet dhe ato familjare.

Vendimi I miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton se nga ky indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill e në vazhdim me kusht që data e fillimit të pensioni të jetë data 31 mars i këtij viti.

Sipas këtij vendimi, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë,  për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.

Gjithashtu, rritje do të ketë për kategoritë e pensioneve të fshatit; pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën e 2. 4 miliardë lekë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.