MJEKËSI – Sukses ortopedik te një 108-vjeçare

SASARI, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Një operacion për një thyerje të qafës së femurit, operacion rutinë për spitalin ”Santissima Annunziata” të qytetit të Sasarit në Itali, por e veçanta është se pacientja është një grua 108-vjeçare, një nga më të moshuarat në Itali.

Ajo u krye nga ekipi i Klinikës Ortopedike të kryesuar nga Carlo Doria, i cili vuri vulën në një ngjarje shumë të rrallë duke pasur parasysh moshën e pacientes.

Një operacion delikat për kirurgët e sallës së operacionit i cili zgjati rreth një orë.

”Një endoprotezë biartikular u implantua te gruaja e moshuar’’, theksoi Doria.

‘’Ne ndërhymë duke respektuar udhëzimet në atë periudhë kohore, të quajtur edhe ‘orë e artë’, e cila shkon nga ngjarja traumatike deri në 48 orët e ardhshme, gjatë së cilës ka probabilitet më të lartë që një trajtim i menjëhershëm kirurgjik mund të shmangë edhe komplikime serioze”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.