MJEKËSI – Pankreasi artificial tashmë realitet

LONDËR, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Pankreasi artificial, në sajë të përparimeve shkencore dhe prototipeve të reja të zhvilluara kohët e fundit, është një ëndërr e vërtetë dhe mund të realizohet në të ardhmen te shumë pacientë me diabet tip 1, forma më pak e përhapur e diabetit, por që në çdo rast ka të bëjë me 20 milionë njerëz në botë, sipas studiuesve Charlotte Boughton dhe Roman Hovorka nga Universiteti i Kembrixhit, të cilët pas 10 vjetësh kërkime të këtyre teknologjive që kërkojnë të imitojnë sjelljen e pankreasit njerëzor.

Diabeti i tipit 1 (i varur nga insulina), është një sëmundje autoimune, pasi sistemi imunitar ”çmendet” dhe ”gllabëron” një pjesë të pankreasit të pacientit, qelizat beta, të cilat prodhojnë insulinë.

Një studim i kohëve të fundit, i botuar në revistën ”Diabetologia” ka treguar se rastet e diabetit 1 rriten në Evropë me 3,4% çdo vit dhe se nëse  kjo tendencë mbetet e pandryshuar do të dyfishohet në 20 vjet./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.