Icardi gjithnjë e më larg “Interit”

TIRANË, 31 Mars/ATSH/- Vijon telenovela Icardi te “Inter”. Sulmuesi Argjentinas edhe pse u tha se do ishte i grumbulluar, sërish nuk është pjesë e skuadrës që do të ndeshet sot me “Lazion” në orën 20:30 minuta, në kuadër të javës së 29-‘ të Seria A.

Siç mësohet, tekniku zi-kaltër, Luciano Spalleti ka vendosur sërisht a lërë jashtë skuadre ish kapitenin e “Interit”, që duket se është në krizë të plotë me skuadrën.

Sulmuesi argjentinas e ka mësuar lajmin pikërisht nga konferenca e shtypit dhe mësohet se nuk e ka mirëpritur mirë këtë vendim të trajnerit. “Duke parë atë që ka ndodhur kohët e fundit, përfshi edhe stërvitjen e fundit, mendoj se është më e drejtë që lojtari të mos grumbullohet, pasi nuk është në gjendje të ndihmojë skuadrën”, tha Spalletti.

Vendimi trajnerit, duket se është mbështetur dhe nga klub e lojtarët e tjerë të skuadrës. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, janë lojtarët ata që kanë këmbëngulur që Icardi të mos grumbullohet, pasi ai ende nuk ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar.

Sipas medias italiane, të premten ka ndodhur dhe përplasja e radhës. Spalleti kisht mbledhur skuadrën dhe në fund ia ka deleguar fjalën sulmuesit argjentinas, duke i thënë “nëse ka ndonjë fjalë për shokët e ekipit”. Icardi i është përgjigjur duke thënë se “nuk ka asgjë për t’i thënë lojtarëve, pasi me ta është sqaruar”. Pikërisht ky reagim ka qenë dhe motive që skuadra dhe drejtuesit zikaltër kanë vendosur të mos rikthejnë në grup Icardin. Ky i fundit duket shumë pranë largimit nga “Inter”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.