METEO – Alaska regjistron temperatura rekord

UASHINGTON, 30 mars /ATSH-AFP/ – Banorët e Alaskës, shteti me verior i SHBA-së, po përballen prej disa javësh me një ngrohtësi të jashtëzakonshme, me rekorde temperature që kalojnë në disa vende më shumë se 15 gradë Celcius.

“Muajt shkurt dhe mars kanë qenë që të dy jashtëzakonisht të ngrohtë. Madje shumë vende janë duke thyer rekordet e nxehtësisë për muajin mars”, thotë Rick Thoman, specialist i Qendrës për Vlerësimin dhe Politikat e Klimës në Alaskë.

Qytete si Wainwright, Nuiqsut, Kaktovi dhe Barrow, që ndodhen në veri të shtetit amerikan, në rrethin arktik, mund të arrijnë këtë fundjavë temperatura më të larta se 14-22 gradë Celcius.

Në këtë rajon të Alaskës temperaturat në këtë periudhë të vitit zakonisht qëndrojnë nën zero. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.