Të miturit në konflikt me ligjin, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me bashkinë e Kurbinit

TIRANË, 29 mars /ATSH/ – Ministria e Drejtësisë nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Kurbinit ndërmjet zinxhirit të institucioneve të drejtësisë dhe strukturave të shërbimeve sociale.

Marrëveshja midis Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkisë Kurbin parashikon vënien në funksion të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin, mbështetjes dhe programeve sociale shumëdisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg.

Ministria e Drejtësisë, Shërbimi i Provës dhe i gjithë zinxhiri i institucioneve të drejtësisë që trajtojnë çështjet e të miturve në konflikt me ligjin, kanë nisur punën për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin në kuadër të një drejtësie miqësore për ta.

Në këtë takim të pranishëm ishin ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës Ëngjëll Hysi, Drejtori i Komisariatit Kurbin dhe Drejtoresha Rajonale e Arsimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.