TIRANË, 29 mars /ATSH/ – Data 30 mars është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit se duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, DPT, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës së sotme 29 mars.
DPT njoftoi se në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi do të penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin. /e.xh/ /a.g/