Pukë/ Bashkia apel banorëve në zonat rurale: Evitoni djegien e mbetjeve bujqësore

TIRANË, 29 mars/ATSH/ – Bashkia Pukë nisur nga situata e krijuar në sipërfaqet pyjore si pasojë e zjarreve, shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e banorëve në zonat rural, i bën apel të gjithë komunitetit në fshatra që gjatë këtyre ditëve me erëra, të evitojnë djegien e mbetjeve bujqësore, të cila shkaktohen si pasojë e pastrimeve pranverore.
Bashkia e Pukës thekson se përhapja e flakëve nuk është e qëllimshme, por u kujton banorëve që edhe në rast pakujdesie, ata vihen para përgjegjësisë ligjore për dëmtim të sipërfaqeve pyjore, ndaj për të shmangur këtë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Bashkia Pukë kërkon dhe ndihmën e komunitetit të zonës që për çdo rast zjarri të njoftojë menjëherë, në numrin pa pagesë 128.
Ndërkohë lidhur me zjarrin më të fundit shkaktuar në pyjet pranë fshatit Shkozë, njësia administrative Gjegjan fal ndërhyrjes së shpejt të shërbimeve të bashkisë, zjarri është vënë nën kontroll.
/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.