TIRANË, 29 mars /ATSH/- Aplikacioni i ri “Financat personale tek Biznesi”, u prezantua sot në Tiranë, në një aktivitet të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, në kuadër të Javës së Parasë.
Krijuesi i aplikacionit, Perjan Duro mbajti një prezantim për aplikacionin e krijuar prej tij, me qëllim promovimin e ideve inovative në funksion të edukimit financiar dhe përfshirjes financiare në biznes.
Duro, ish-punonjës në një bankë tregtare në Shqipëri, aktualisht punon dhe jeton në Gjermani, dhe është krijuesi i MoneyCoach.
Aplikacioni ka në thelb, krijimin e lehtësirave në përdorimin e financave për shërbime biznesi.
e.xh//j.p/