PEKIN – Vazhdojnë negociatat kino-amerikane për luftën tregtare

PEKIN, 29 mars /ATSH-DPA/ – Ekipet amerikane dhe kineze të tregtisë rifilluan negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve disa mujore të fushën e tregtisë.

Zëvendëskryeministri kinez Liu He përshëndeti përfaqësuesin e tregtisë së SHBA Robert Lighthizer dhe sekretarin e thesarit Stiven Mnuchin në një rezidencë qeveritare në Pekin, në ditën e dytë dhe të fundit të bisedimeve.

Liu është planifikuar të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme, pasi zyrtarët e lartë po vazhdojnë negociatat mbi çështje të tilla si mbrojtja e pronësisë intelektuale, shuma e importeve, transfertat e detyruara teknologjike dhe subvencionet qeveritare.

”Dy palët nuk do të kursejnë asnjë përpjekje në kryerjen e negociatave që synojnë t’i japin fund një lufte tregtare’’, tha dje zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng.

Presidenti Trump kishte deklaruar pak më parë se këtë muaj një marrëveshje me Kinën  do të ishte “shumë afër”.

Nëse bisedimet janë të suksesshme, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping mund të takohen në muajt e ardhshëm për të nënshkruar marrëveshjen.

SHBA ka imponuar deri tani tarifat mbi 250 miliardë dollarë të importeve kineze, si pjesë e luftës tregtare, ndërkohë që Kina është hakmarrë me detyrimet mbi mallrat amerikane me vlerë 110 miliardë dollarë./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.