BM – Deputetët britanikë kundërshtojnë për herë të tretë Traktatin e Brexit

LONDËR, 29 mars /ATSH-AFP/ – Deputetët britanikë hodhën poshtë sot, për të tretën herë, Traktatin e tërheqjes së Brexit të arritur në nëntor mes Londrës dhe Brukselit, me 344 vota kundër dhe 286 pro.

“Pasojat e këtij votimi janë të rënda”, deklaroi kryeministrja Theresa May.

“Skenari i vetëm tashmë është një Brexit pa marrëveshje në 12 prill”, theksoi kryeministrja britanike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.